Koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e “Open” në News24 është shprehur se nëse formula e sistemit politik nuk ndryshon situata në vend do të mbetet e njëjtë.

Lapaj u shpreh hipotetikisht se nëse Rama do e bënte ministër, në aktin e parë do e kundërshtonte dhe më pas do dilte nga zyra.

Sipas tij lufta është e kotë nëse nuk ndërmerren ndryshime në këtë drejtim.

“Po të më merrte Rama atje të më bëjë ministër, akti i parë që do bëja do e kundërshtoja dhe do më nxirrte nga zyra. Halli është te formula, duke qenë sistemi i mbyllur kushdo qoftë kryeministër ashtu do funksionojë. Kjo luftë është e kotë, nëse nuk ndryshohet, vazhdojmë kështu edhe për 30 vjet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb