Ish-shefi i F1 e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin, një “person të klasit të parë”.

Në një prononcim për Good Morning Britain, Ecclestone ka mbrojtur agresionin rus në Ukrainë, duke kritikuar liderin ukrainas Volodymyr Zelensky se nuk e kishte dëgjuar Kremlinin.

Ish-shefi i F1 ka shkuar edhe një hap më tej, duke shtuar se për liderin rus do të merrte edhe një plumb.

Ecclestone e përshkroi Putinin si “të arsyeshëm” dhe “një person të klasit të parë” i cili “besonte se po bënte gjënë e duhur për Rusinë”.
“Putin është një person i klasit të parë. Për fat të keq ai është si shumë njerëz të biznesit, sigurisht si unë, që bëjmë gabime herë pas here dhe kur bëhet një gabim, duhet të bëhet më e mira për të dalë prej tij”, tha ai.

Përsa i përket liderit ukrainas, Ecclestone akuzoi Zelenskyn se nuk bëri gjithçka mundej për të biseduar me Putinin.

“Personi tjetër në Ukrainë, profesioni i tij ishte një komedian dhe mendoj se ai dëshiron të vazhdojë atë profesion, sepse nëse do të kishte menduar mirë, do të kishte bërë përpjekje të mjaftueshme për të folur me zotin Putin, i cili është një person i arsyeshëm dhe do ta kishte dëgjuar atë dhe ndoshta mund të kishte bërë diçka për të mos arritur deri këtu”, tha ai.

Kur iu vu në dukje se pushtimi rus i Ukrainës kishte marrë jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm, Ecclestone thjesht u përgjigj: “Nuk ishte i qëllimshme”.

Dhe kur u pyet nëse ai po sugjeronte që presidenti Zelensky duhet të kishte bërë më shumë për të shmangur luftën dhe se kjo mund të ishte shmangur nga veprimet e Zelensky, jo nga një ndryshim në veprimet e Putinit”, manjati i automobilizmit tha: “Absolutisht”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: