Rusia të mërkurën ka thënë se “plani i fitores” i paraqitur nga presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, që do ta detyronte Kremlinin të bënte marrëveshje paqe do të ishte “gabim fatal” që do të shkaktonte pasoja për Kievin, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media ka thënë se Rusia donte paqen, por jo të detyrohet.

Zelensky i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të qetësohej vetëm me bisedime dhe se Moska duhet të detyrohet për paqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: