Nuk u prit mirë padyshim eleminimi që në fazën e 1/8-ave të evropianit nga ana e belgëve ndaj Francës. Në konferencën pas ndeshjes për shtyp ishte edhe mesfushori i Manchester City-t, Kevin De Bruyne. I pyetur nga gazetarët, nëse kjo ishte ndeshja e tij e fundit me Belgjikën, ai u përgjigj: Ende është shumë shpejtë për këtë përgjigje. Fillimisht më duhet të mendohem edhe për arsyet që na çuan në këtë humbje. Kam kaluar një sezon të gjatë, ndaj më duhet të pushoj fillimisht. Do të marr një vendim mbi këtë çështje pas pushimeve, theksoi “ylli” i belgëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: