Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai po i shkakton dëme të paimagjinueshme vendit dhe ka humbur besimin te strukturat e sigurisë.
“Dëmi që Netanyahu i shkakton Izraelit është i paimagjinueshëm dhe do të na duhen shumë vite për ta riparuar atë. Kur ai të largohet, nuk do të ketë as një shatërvan me emrin e tij, e lëre më një rrugë apo një sallë kulturore. Ai do të mbahet mend vetëm për 7 tetorin”, tha Lapid në komentet e gazetës izraelite Maariv.
Lapid parashikoi që qeveria e Netanyahut së shpejti do të bjerë dhe zgjedhjet do të caktohen në vitin 2024. Ai u shpreh se do të dëshironte ta shihte Netanyahun pas hekurave.