Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar arsyen se përse ndryshe nga hera e parë ka vendosur që të zbatojë vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. I pyetur nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, ai u shpreh se vendosi ta zbatojë vendimin pasi këtë herë Parlamenti votoi.
“Ka një proces parlamentar të pseudo-mazhorancës kundër meje. Unë në kërkesën time kërkova vetëm të zbatohet Kushtetuta, ata nuk e zbatuan. Por Parlamenti votoi. Sa kohë Parlamenti votoi… Kauzën time për të respektuar Kushtetutën unë e fitova, mbrojta Kushtetutën dhe kushtetuetshmërinë”, tha ai.
Berisha u shpreh se masa e sigurisë e marrë ndaj tij nuk do të ndikojë në fushatën elektorale, por përkundrazi do t’i shtojë PD më shumë vota.
“Kjo do të më shtojë shumë vota, sepse u faktua”, tha ai.
(BalkanWeb)