Paris Saint-Germain, përmes një njoftimi zyrtar, komunikoi se Ousmane Dembele ka probleme muskulore dhe në këto kushte, i është nënshtruar testeve mjekësore. Situata e Dembele do të vlerësohet ditë pas dite, me klubin që bën me dije se sulmuesi do të pushojë për pak kohë.

27-vjeçari ka luajtur 10 ndeshje në këtë sezon të League 1, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb