Zbardhen detajet nga trakti i ri i Gjithëpërfshirës i Partneritetit Strategjik i Koresë së Veriut dhe Rusisë. Ky trakt i detyron të dy vendet të përdorin çdo mjet të mundshëm për të ofruar mbështetje ushtarake në rast lufte.
Neni 4, njoftoi agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA, përcakton se nëse një nga vendet futet në gjendje lufte, tjetri duhet të përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion pa vonesë” për të ofruar “ndihma ushtarake dhe të tjera në linjë”.
Udhëheqësit Kim Jong-un dhe Vladimir Putin u zotuan gjithashtu “të mos marrin pjesë në akte që mund të prekin interesat e tyre primare”.
(BalkanWeb)