Detaje nga skema e mashtrimit për përvetësimin e ‘Audit R8’.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se edhe pse shtetasi turku ka bërë kallëzim sikur ia kanë vjedhur automjetin në një hotel në Tiranë, automjeti ka qenë në Bërzhitë dhe më pas është dërguar në Prush.

Edhe pse ia kanë hequr GPS makinës, Audi ka pasur një GPS të dytë, për të cilin shtetasi turk dhe Elvis Kosova nuk kanë qenë në dijeni. Shtetasi turk e ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka deklaruar se do të përfitonte 5 deri 10 mijë euro.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb