Kohë prezantimesh dhe merkato te Bayern Munich, Klubi bavarez zyrtarizoi francezët Beniamin Pavard dhe Lucas Hernandez si përforcimet e para për sezonin e ardhshëm, teksa po bën gati atë që do të jetë goditja e madhe në sulm. Projekti i kampionëve të Bundesligës për të ndërtuar një skuadër të re dhe kompetive në Europë duket se është përqafuar nga tifozët.

Bayern Munich Fans Wait In Front Of The Town Hall For Their Victory Parade For Winning The German Bundesliga Title In Munich
Bayern Munich Fans Wait In Front Of The Town Hall For Their Victory Parade For Winning The German Bundesliga Title In Munich

Konfirmimi për këtë vjen nga klubi i Bayern, që njofton se janë shitur të gjitha biletat si për ndeshjet në shtëpi edhe për ato në transfertë. Një rekord për bavarezët kur mbetet pas më shumë se një muaj e deri në nisjen e sezonit të ri që starton me sfidën e 16 gushtit kundër Hertha Berlin. Në këtë mënyrë, në çdo sfidë që do të luajnë në “Allianz Arena” të besuarit e Nico Kovac do të kenë mbështetjen e 75 mijë tifozëve të tyre. Hera e fundit që në stadiumin e Bayern kishte disa karrige bosh ishte 12 vjet më parë, ndërsa që nga ajo kohë bavarezët ia kanë shpërblyer besimin tifozëve me shtatë tituj kampionë të fituar radhazi.

Maxresdefault
Maxresdefault

Pavarësisht kësaj arritjeje, Bayern Munich mban vendin e dytë në klasifikimin gjerman sa i përket numrit të tifozëve në stadium. Kryesimin e mban Borussia Dortmund, që për çdo ndeshje në “Signal Iduna Park” ka mbështetjen e 80.841 tifozëve të saj.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb