Andrew Tate ka habitur sërish hapësirën e rrjeteve sociale, teksa influenceri i njohur ka shpalosur ambicien e tij për të kandiduar për postin e kryeministrit në Britaninë e Madhe.
“Postim serioz. A duhet të hyj në politikë dhe të kandidoj për kryeministër të Britanisë së Madhe?”, pyeti ai ndjekësit e tij në X.
Për momentin atij nuk i lejohet të largohet nga Rumania, aty ku jeton prej vitesh, pasi ndaj tij janë duke u kryer hetime të reja për një sërë akuzash penale.
Prokurorët kanë akuzuar Tate dhe vëllain e tij Tristan për blerjen e katër makinave luksoze dhe regjistrimin e tyre në emra të personave të tjerë për të fshehur të ardhurat e asaj që ata e përshkruajnë si aktivitetin e tyre të paligjshëm.
Tate, i cili ka kombësi britanike dhe amerikane u bë i famshëm në rrjetet sociale pas deklaratave të tij të bujshme dhe kontraverse lidhur me shumë çështje, ndërsa në vitet e fundit është përballur me drejtësinë në Rumani, ku ka vuajtur edhe disa muaj burg dhe më pas arrest shtëpiak.