Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp, foli mes të tjerash edhe në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ai u shpreh se do të bëhet gjithçka që të arrihet hapja e listave zgjedhore, por shtoi s edhe ruajtja e minimumit konsiderohet arritje.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i kemi ndarë në dy faza.

Faza e parë, reformë e mirëfilltë zgjedhore për të cilën raa ka vënë block,

Faza e dytë, zbatimi i detyrueshëm i vendimeve të GJK, janë tre vendime, vota është territorit të Shqipërisë, dhe dy çështje të tjera për shpërndarje të mandateve.

Listat duhet të jenë të hapura. Propozimi i PS është që listat janë tërësisht të mbyllura, vetëm nëse thyhet herësi ka një ndryshim. 90 e ca përqind e listës vijon të jetë e mbyllur.

Do të shtyjmë sa të jetë e mundur për hapjen e listave. Arritje edhe ruajtja e minimumit që është arritur”,tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb