“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë”. Kështu deklaron Kryeministria e Kosovës për News24. Reagimi vjen pas lajmeve në mediat kosovare se mbledhja e parashikuar nesër, më 14 qershor në Gjakovë është anuluar.

“Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotshëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme”, deklaron zyra e shtypit e Kryeministrit Kurti për News24.

Më herët Klan Kosova raportoi duke iu referuar burimeve nga Tirana se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

Nga qeveria e Kosovës për këtë çështje, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: