“Giro d’Italia”, një nga aktivitetet më të famshme sportive në botë, zgjodhi Shqipërinë mes shumë kandidatëve për të bërë “La Grande Partenza 2025” – “Nisjen e Madhe 2025”, e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në mbi 200 televizione të botës.
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë në rrjetet sociale kronikën e publikuar nga “Sky Sport” në Itali, ndërsa thekson se “Giro d’Italia” është një nga eventet më të ndjekura në botë.
“Nisja e Madhe – Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni”, shkruan Rama.