Deklarata e sotme e kryeministrit Rama se do çonte për skrap logot e partive PD dhe LSI ka sjellë edhe reagimin e ish liderit historik të të djathtëve, Sali Berisha, për të cilin kjo është një thirrje lufte.

Duke iu drejtuar me epitetet “bastard”, “skizoferen, “bir xhelati”, Berisha thotë se ka ardhur koha që Rama të hidhet në koshin e fundërrinave.

STATUSI I PLOTE
Nje thirrje lufte nga Edvin Kristaq Xhelati!

Skizofereni, bir xhelati beson se do shnderroje ne skrap logon e PD!

Te dashur miq, sot bastardi i xhalatit te poetit disident Havzi Nela, skizoidi Edvin Kristaq Rama deklaroi para shqiptareve nga strofulla e tij e krimit se ai do shnderroje ne skrap logon e Partise Demokratike.

Me kete deklarate paranojake te llojit te babait te tij shpirteror, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, Enver Hoxhes, Edvin Urrejtja ka ftuar ne lufte per jete a vdekje, çdo qytetar te ketij vendi, per te cilet liria dhe dinjiteti i fituar ne liri jane te vlefshme per çdo sakrifice.

Deklarata e ketij bastardi te xhelateve te diktatures se do te shnderroje ne skrap logon e Partise Demokratike, partise qe permbysi pushtetin e Enverit, Spiros, Kristaqit, eterve te tij barbare, partise qe vendosi pluralizmin politik, qe ndau epokat dhe vendosi sistemin demokratik dhe ekonomine e tregut, qe anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe NATO, qe firmosi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian dhe mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, eshte thirrje kushtrim lufte per çdo qytetar, per te shnderruar sa me pare e me te gjitha mjetet ne kalbesire te historise skizofrenin hakmarres, qe shfryn me urrejtje kafshe te terbuar per pushtetin e humbur te eterve te tij mizor.

Deklarata paranojake e te birit te Kristaq Xhelatit se do shnderroje ne skrap logon e Parise Demokratike, partise qe javen e pare te themelimit te saj do shpallte yllin e saj polar ceshtjen kombetare, te shitur nga eterit e tij e tij tradhetar, do te vendoste me sukses ne krye te axhendes se saj nderkombetarizimin e çeshtjes se Kosoves dhe shqiptareve ne trevat e tjera, do arrinte te miratonte rezoluta ne samite nderkombetare qe sanksiononin te drejten e shqiptareve te Kosoves per vetvendosje dhe do te jepte kontribut te pazevendesueshem ne Pavaresine e Kosoves dhe njohjet e saj, eshte kushtrim ftese per te gjitha ata qe ndjehen shqiptar per t’u ngritur dhe shnderruar me çdo kusht dhe me çdo çmim ne ngordhesire te historise Zografin e dyte, qe per karrigen e tij kerkon te tregetoje me territore shqiptare dhe qe ne keto perjekje te tradhetise se larte kombetare shef tek Partia Demokratike, se bashku me qarqet e huaj albanofobe, pengese e pakapercyeshme.

Koha nuk pret. Ne kembe te gjithe t’i tregojme ketij bastardi dhe vasaleve te tij koshin e funderrinave qe meritojne! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb