Emisioni më i ri në “News 24”, “FrontLine”, startoi këtë të hënë me presidentin Ilir Meta të ftuar. Gjatë bisedës me moderatoren Marsela Karapanço, presidenti nuk i kurseu tonet e ashpra. Ai tha se beson në demokraci dhe se do u pritet dora atyre që tentojnë të vjedhin votat, ku nuk përjashtoi eksponentë të asnjë force politike.

“CNN, Euro News, që jemi popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edhe siç ka thënë Papa Farcesku, do të jemi shqiponjat. Ne do i tregojmë botës që jemi popull që beson në demokraci. Do i tregojmë botës që edhe pse u shkel marrëveshja e 5 qershorit, jemi popull i zgjuar. Do të ecim në rrugën e Evropës dhe jo në projekte që kanë ardhur nga Lindja. Nuk më intereson fare për LSI, kam një mesazh për të gjithë, nëse mendojnë se forcë politike është problem për demokracinë asgjësojeni, nëse besoni se kjo parti ka persona të inkriminuar asgjësojeni, por me votë. Jo duke e çuar për skrap. Në këto zgjedhje nuk ka vetëm tre parti, janë 30 parti. Detyra e qytetarit është të votojë. Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votë. Unë nuk kam asnjë interes, as se çfarë ka thënë dhe çfarë thotë njëri apo tjetri. Me 26 prill ma ndërroni emrin, ma vendosni si të doni nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbe, Kryemadhit të parit dhe të tjerat. Ky është një premtim i presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një votë, nuk është në kuptimin figurativ”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb