Një sherr i dhunshëm është raportuar në Milano, Itali, mes disa shtetasve shqiptarë.
Ende nuk dihet shkaku që ka çuar në këtë përplasje të ashpër, por pamjet tregojnë një konflikt të dhunshëm, ku përdoren sende të forta si karrige dhe tavolina.
Në videon e publikuar, shihet një makinë në lëvizje dhe disa persona që e godasin atë me sende të forta.
Në një moment, shoferi përplas dy persona, ku njëri prej tyre goditet me derën e makinës.
Në sfond dëgjohen ofendime në gjuhën shqipe, drejtuar shoferit të makinës, i cili ende nuk është konfirmuar nëse është shqiptar.
“Do të q* motrën, do të q* robt, do t’i thyej krejt,” dëgjohen duke thënë disa nga personat e përfshirë.
(BalkanWeb)