Vrasja e minoritarit grek Konstandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me policinë, është sërish çështja e parë në mediat greke. Televizionet helene i kanë kushtuar emisione live çështjes ‘Kacifas’, ndërkohë që nëna e 35-vjeçarit e ka cilësuar të birin patriot.
Ndërkohë, anëtari i Lidhjes Panhelenike të Homogjeneve Greke, mjeku Pandelis Patistas në një intervistë për televizionin Ant1 ka treguar të tjera detaje nga vrasja e minoritarit grek në Bularat. Sipas tij mes Kacifas dhe policisë shqiptare kishte pasur debate gjatë ditëve të përgatitjes së festës kombëtare të Greqisë lidhur me ngritjen e flamurit të shtetit helen.
“Gjate ditëve të përgatitjes për festën kishte filluar debati Kacifas me policinë shqiptare. Karakteristike, policet shqiptare, duke e ditur dobesinë qe kishte i thoshin “sado flamuj te ngresh, ne do i ulim”. Nuk ishte ekstremist, ishte aktivist, ne demonstratat për emrin e Maqedonisë ishte i pari, ne aktivitetet minoritare bashkëpunonte me shume zemër. E ekzekutuan. Behet fjale për ekzekutim te ftohte. Sipas gjurmëve te gjakut qe gjetëm, do jetë zvarritur i plagosur rëndë 60-70 metra, para plumbit fatal thirri “Rrofte Greqia. Rroftë helenizmi”, -tha Pandelis Patistas. Mjeku Patistas ishte nder dëshmitarët e parë të ngjarjes dhe referohet në një situate të tensionuar mes policisë shqiptare dhe minoritareve, gjatë përgatitjes së zonës për festën e 28-Tetorit.
(ed.me/BalkanWeb)