Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi synon anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkim Evropian, Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Në një event të organizuar nga Ambasada britanike në Kosovë, Bislimi u shpreh se beson që Kosova ka përkrahjen e Britanisë së Madhe në aspiratat dhe rrugëtimin e saj ndërkombëtar.

“Kosova është një vend që kërkon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshillin e Evropës dhe forcimin e themeleve të demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit. Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, pasi marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhjet po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri, e shumë fusha të tjera”, është shprehur Bislimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: