ATHINË

Oficerët e policisë në Peristeri të Athinës kanë arrestuar 4 shqiptarë, të moshave 35 deri 39 vjeç, pasi dyshohet se kishin krijuar një laborator hashashi.

Policia greke njoftoi se ka sekuestruar 915 fidanë kanabisi, fare bime, fidanë si dhe pajisje laboratorike.

Mediat greke bëjnë me dije se nëse shqiptarët do të trafikonin lëndën narkotike, do të fitonin 500 mijë euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prokuroria e Athinës urdhëroi arrestin e shqiptarëve, ndërsa mori në shqyrtim çështjen në ngarkim të 4 shtetasve nga Shqipëria.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb