TIRANË

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “A Show” në News 24 komentoi veprimin e Kreut të Shtetit Ilir Meta, i cili me dekret u shpreh se në 30 qershor nuk mund të  zhvillohen zgjedhje vendore.

Sipas tij, veprimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve nuk është bazuar në asnjë ligji, i cili justifikon apo i jep të drejtë për veprimin që ai ka kryer. Ai foli edhe për situatën pas 30 qershorit, ndërsa shtoi se tensionet mes palëve do të jenë me të ulëta dhe gjakrat do jenë më të ftohta.


Pjesë nga biseda:

Ngjela: Cili është ligji ku mbështetet Meta? Më tregoni ligjin dhe merr fund loja.  Pse futesh kot me një hulli të cilin se mban dot.


Pyetje: Si e shef ti një ditë pas 30 qershorit?


Ngjela: Do jenë të ulura gjakrat. E para do të shohim se si do të dalë populli. Ne se kemi frymën e popullit. Nëse populli del dhe manifeston zgjedhjet. Të paktën kemi shpëtuar nga një situatë anarkike.