Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e fushatës elektorale, pohoi ndër të tjera se shqiptarët kanë në dorë tani fatin e tyre, atë që ndër shekuj, shtoi ai, e kërkoi populli i Arbërorit.
“Na ka zgjedhur ne fati për të vendosur Shqipërinë në këndin e ndërtesës europiane, aty ku do të ngjisim flamurin më të bukur në botë.
Nuk ka në Ballkan një popull të dytë si i Arbërorit, nuk ka një komb më të njehsuar se Shqipëria në Europë. Shqipëria ka mundur të shohë ndër shekuj thelbin europian. Shqiptarët i hynë detit në këmbë, përmes tyre dëshmuam se sa kemi luftuar për një qëllim, të jemi bashkë me europianët.
Kemi qenë të pakursyer ndaj Europës. Mësuam të shpresonim përkundër çdo humbje të shpresës. Arbërorët ishin të vetmit autoktonë që zgjodhën mes Lindjes dhe Perëndimit.
Gjergji (Skënderbeu) i bëri të qartë në shekullin e 15-të Europës se çfarë ishin në gjendje të bënin arbërorët. Ky është muaji i ndarë, kjo është dekada e ardhjes së fatit tonë. Tani po mbyllim negociatat. Rrëmujë e re gjeopolitke, por ne nuk thyhemi.
Do të futemi në histori apo do të rrimë me mustaqet e Kujtim Gjuzit? Prandaj duhet të jemi për Shqipërinë zonjë, të jemi sa më të bashkuar për fatin që ka ardhur në dorë, sepse takimet me historinë nuk presin” – theksoi Rama.
(BalkanWeb)