TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën për ndryshim mase të një prej të arrestuarve për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit pak kohë më parë. Gjykata rrëzoi kërkesën për liri të Klevi Likës, i cili arsyetohej me faktin se do të ndjekë vitin e dytë të gjimnazit. Ai qëndron në qeli prej 25 qershorit 2018.

Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; i biri Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit. Të dy rezultojnë pronarë biznesesh në Tiranë, por njëri prej tyre, Alfred Vladi, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb