KLGJ shtyn shqyrtimin e kandidaturës së Dariel Sinës si anëtar i Gjykatës së Lartë. Sina kandidon për anëtar të Gjykatës së Lartë nga radhët e jo gjyqtarëve.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se relatori deklaroi se do verifikohet skualifikimi i tij nga gara për Këshilin e Lartë Gjyqësor në vitin 2017 dhe më pas do të procedohet. Dariel Sina, aktualisht komisioner publik, që garanton interesat e publikut në procesin e vettingut është kandidati i vetëm për vendin e 4 vakant në gjykatën e Lartë nga radhët e jogjyqtarëve.