TIRANË
Ministria e Shëndetësisë njofton se do të mbërrijnë këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit dozat e reja të vaksinave të Pfizer.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara”, thuhet në njoftimin MSH.
(BalkanWeb)