BEOGRAD

Një serb që ishte në një gjyq penal nga më të njohurit në Serbi, i quajtur Zoran Jeliçiç ka tronditur shtetin serb me veprimin e tij ekstrem të bërë përpara gjykatës.

Jeliçiç ka dalë para gjykatës dhe ka thënë fjalët: “Tani do a vras veten para të gjithëve. Ju jeni duke mbrojtur Nebojsa Joksoviç Joks, bashkëpunëtor i dëshmitarëve dhe nuk lejoni që emri i tij të përmendet në gjyq”, ka deklaruar serbi. Më pas, ai ka prerë veten me thikë në qafë dhe në krahë.

Serbi u dëgua menjëherë në spital, ku gjendja e tij paraqitet e rënduar. Në vitin 2009, “Klani Valjevo” u arrestua në një operacion të madh policie,  për vrasje, veprimtari kriminale, armëmbajtje pa leje, eksplozivëve, zhvatje dhe shkaktim të lehtë dhe dëmtime serioze trupore dhe zhvatje të parave.

  • foto galeri

Ky grup akuzohej se ka vrarë biznesmenin nga Valjevo, Zeljko Dedovic, 30 vjeç. Vetë Jeliçiç ka 10 vjet që është në gjykim për këtë çështje. Të arrestuar në super operacionin e policisë ishin Milan Lazareviç, Zoran Jeliçiç, Milan Milijanoviç, Nebojsa Goloskoviç, Aleksandar Pavloviç, Dejan Velimiroviç, Mirko Lazareviç, Marko Milickoviç dhe Aleksandar Boskovi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: