Euro është më e dobët kundrejt dollarit dhe funtës mëngjesin e së hënës, pak orë pas publikimit të rezultateve të para nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Si rregull i përgjithshëm, njerëzit në financa nuk e pëlqejnë pasigurinë, siç është vendimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme si pasojë e rezultatit jo të mirë të partisë së tij në zgjedhjet e BE-së, raporton BBC.

Partia e Marine Le Pen dominoi sondazhet në Francë, me partinë e saj Rally National që qëndron në pak më shumë se 30% ose rreth dy herë më shumë se partia centriste pro-evropiane e Presidentit Emmanuel Macron, që parashikohet të arrijë rreth 15%.

Të hënën në mëngjes, euro u vlerësua në më pak se 85 funte pasi ishte më e lartë se ajo për pjesën më të madhe të javës së kaluar dhe më pak se 1,08 dollarë pasi ishte më afër 1,09 dollarë për pjesën më të madhe të javës së kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: