Prokuroria e Posaçme po kryen kontrolle në bazat e fisit të Bajrave në Shkodër, kontrolle të cilat vijnë në kuadër të çështjes “Dobraçi” ku humbën jetën katër persona pas atentatit të kryer ndaj Hamza Licit. Ky i fundit, por edhe shoku i tij Arlind Bushati si dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha humbën jetën.

Çifti Basha nuk ishin lidhje me ngjarjen, por motori ku ata udhëtonin u godit nga automjeti ku ndodheshin shënjestrat e atentatit, Hamza Lici e Arlind Bushati.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në banesën e Safet Bajrit RENEA ka gjetur rreth 20 mijë euro para cash.

Mbetet e paqartë ende sa i takon sendeve të kundraligjshme nëse janë gjetur apo jo gjatë këtij operacioni bastisje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb