Kandidatja e Partisë “Mundësia”, Barbara Doda, në emisionin “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, është e bindur se partia që përfaqëson do të hyjë në Kuvend me një grup parlamentar.

“Disa parti synojnë alenanca dhe pushtet, ndërsa ne duam të futemi ne parlament me një grup solid, pasi mund të marrim mandat në disa qarqe. Ne nuk duam thjesht per rotacion, por ndryshim, kemi parime dhe kemi synime për të ardhmen” – u shpreh Doda.

Ndërsa analisti Agim Baçi pohoi mes të tjerash: Do ta ndryshojë shumë vota e diasporës kësaj here, të gjitha forcat politike që garojnë do të marrin deputetë, ka shumë mundësi reale, edhe pse beteja është shumë e fortë. Rama është goxha i shqetësuar.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb