Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik deklaroi se pavarësia e Republikës Srpska është qëllimi politik i strukturës aktuale qeverisëse të këtij entiteti të Bosnjes.

Dodik vlerësoi se viti 2024 nuk ishte i lehtë duke pasur parasysh sanksionet e SHBA-së që prekën shumë individë dhe kompani dhe duke pasur parasysh presionet që kanë të bëjnë me çështjen e pronës shtetërore.

“Nuk jemi naivë të mendojmë se ky është fundi, por besojmë se të gjithë e kanë kuptuar se ky grup nuk do të lejojë sekuestrimin e pronave dhe se është gati të shkojë deri në fund. Dhe sa i përket këtij qëllimi për ta, për ne është një qëllim politik. Dhe kjo është pavarësia e Republikës Srpska”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb