Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik i ka dërguar ftesë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të marrë pjesë në Samitin e Banja Llukës.

Mirëpo, Dodik ka theksuar se kjo ftesë nuk është për Thaçin si president i Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Thaçi mund të marrë pjesë si përfaqësues i Prishtinës në këtë Samit.
“Nëse ai do të vijë si Prishtinë dhe nën fusnotë, le të vijë. Nëse nuk është problem për të, pse të jetë për ne”, ka deklaruar Dodik.

Më tej Dodik ka thënë se e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për Thaçin duke shtuar se ai duhet të kuptojë që Kosova është pjesë e Serbisë.

Sipas kabinetit të Dodikut, pjesëmarrja e Kosovës në SEECP u zgjidh në vitin 2014 me pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve që nuk e njohin Kosovën: Serbia, Greqia, Rumania, Moldavia dhe Bosnje Hercegovina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: