TIRANE

Presidenti i ‘Biznes Albania’ Luan Bregasi i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’ teksa komentoi marrëveshjen doganore Shqipëri-Kosovë theksoi se deri tani nuk ka lëvizur asnjë tarifë. Ai tha se nga qeveritarë kosovarë ka ndërhyrje klienteliste në politikat shqiptare.

“U bë viti i 5 të mblidhen qeveritë tona. Ne si sipërmarrës i mbështesim këto iniciativa, për të lehtësuar nga pikëpamja burokratike bizneset tona, për të hequr barrierat jotarifore. Por unë mendoj se nuk ekzistojnë instrumente administrativ për të zgjidhur ato që firmosen nga pikëpamja politike. Ka vullnet politik, por kur mbaron mbledhja nuk bëhet asgjë. Nuk lëviz asnjë tarifë dhe nuk lëvizet asnjë barrierë. Në pikëpamjen time s’ka zgjidhej të vendimeve politike. Në pikëpamjen time qeveria e Kosovës nuk është serioze në atë që vendos. Ne kemi vënë re që disa qeveritarë (kosovarë) ndërhyjnë në politikat tona. Në rast se ka ndërhyrje klientesite, do të thotë se kemi zbatuar rregullat mes dy vendeve”, tha Bregasi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb