TIRANE

Pas mbledhjes së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut kosovar, Ramush Haradinaj, qeveria shqiptare ka nisur nga puna për materializimin e marrëveshjes për një doganë të përbashkët.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, përveç vendimeve për studentët dhe dëmshpërblimit të efektives, Ina Nuka, Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Kosovën.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, shkruhet në vendimin e sotëm.

 Vendimi

 

Vendimi
Vendimi

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb