TIRANE

Pas firmosjes së marrëveshjes doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që u mbajt në Pejë më 26 nëntor, vjen një koment nga Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë.

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në “News24″ Jaka pohoi se mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive mirëpriten nga bizneset, por në praktikë ato sipas tij nuk sjellin produkt. Po ashtu ai tha se nuk u dëgjua të flitej për heqje barrierash tarifore.

“Në normalitet ne i kemi pritur mbledhjet e qeverisë, por asnjëra nga ato s’kanë sjellë produkt. Nuk dëgjova heqje barrierash, por unifikimin doganor mes dy vendeve. Është hera e parë që bëhet. Por kemi një bashkim fizik, bashkim sportesh. Kemi dy çati, por dy sportele. Është diçka që akoma nuk e kuptojmë se çfarë është axhenda dhe objektivi. Ne e dimë që është hequr romingu, një kosto telefonike”, tha Jaka.

Ndërkohë, eksperti ekonomik, Adrian Civici deklaroi se me këtë marrëveshje u shpreh vullneti politik për bashkim doganor.

“Këtë herë barrierat doganore u lidhën me vendimin e qeverisë së Kosovës për të vënë 100 % taksë për mallrat serbe. Unifikimi i doganave është koncept i gjerë. Ne do bëjmë një doganë të përbashkët. Por nëse themi bashkim doganor, kërkon hapësirë të përbashkët ekonomike dhe eliminimi i doganës mes dy vendeve. Me bashkimin doganor fillon dhe elementi i bashkëpunimit ekonomi. Në këtë rast u bënë disa hapa lehtësuese. Po të kemi parasysh barrierat tregtare ne i kemi vuajtur. Shqipëria s’ka vuajtur në trageti me Kosovën. Por ka vuajtur në rastin e qumështin, që kanë të bëjmë me standarde të produktit. Ne në disa raste kemi edhe standarde ndërkombëtare. Në kuadrin e këtyre barrierave, tarifore, administrative, në këtë rast kishte vullnet politik. Mu duk më shumë reagim për atë që ndodhi me Serbinë”, pohoi Civici.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb