Dy mjete janë përfshirë nga flakët në lagjen numër 13 në Durrës.
Sipas komunikatës, një nga mjetet është shkrumbuar totalisht ndërsa tjetri është djegur pjesërisht.
Policia thotë se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)