Deputeti i PS Toni Gogu, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se opozita nuk ndez më me ide dhe ndaj ndez karrige dhe godet me këmbët e karriges kryetaren e Kuvendit, referuar ngjarjes së ndodhur pak javë më parë në seancë, ku Spiropali u godit nga Gazment Bardhi.

“Kjo është sallë ku ne debatojmë jo salla që kur na reshtin argumentet zëmë këmbët e karrigeve.

Se po zbatojmë një vendim gjykata opozita është sot duke ndjekur punime te Kuvendit. Se po zbatojmë vendimin u mblodh këshilli i legjislacioni dhe zbatoi shfuqizimin e dispozitave të cilat Gjykata Kushtetuese i cilësonte si të paqarta ndërsa linte në fuqi dispozitat por masën e dënimin, jeni ju sot këtu.

Ndizni karriget sepse nuk ndizni dot ide. Për një vendim gjykate dogjën Parlamentin se nuk u pëlqente”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb