DIBËR- Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet të jetë autor i djegies së një sipërfaqeje prej 10 dynim pyjesh.

Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.M, banues në njësinë administrative Maqellarë.
thumbnail_IMG-20170727-WA0007
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.07.2017, në fshatin Kërçisht i poshtëm, të Njësisë Administrative Maqellarë në vendin e quajtur “Krasta e Bogdanit” është djegur një sipërfaqe toke prej 10 dynim (pyll, shkurre-pisha). Në përfundim të veprimeve të kryera rezulton se shtetasi N.M, dyshohet se është autori i zjarrvënies në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: