LUSHNJE-Një 55-vjeçare në Lushnjë është vetë helmuar duke pirë fostoksinë, në kushte të tronditjes psikike. Gjithçka ndodhi pasi gruaja i kishte vënë flakën mbeturinave në oborrin e saj, dhe nga përhapja e tyre ishin djegur ullishtat e fqinjëve.

Flakët vazhduan 24 orë dhe dogjën dhjetëra hektarë ullishte. E prekur në sedër dhe mbase e frikësuar nga konflikti që mund të lindte me fqinjët, 55-vjeçarja Dallëndyshe Blliku i dha fund jetës në banesën e saj në fshatin Garunjë të Lushnjës.


Sipas bashkëshortit Bujar Blliku, gruaja u vetëhelmua pak para se policia t’i shkonte në shtëpi për t’i marrë deklaratën.


Edhe pse 55-vjecarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës nuk mundi të mbijetojë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb