SARANDË-Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Sajmir Abduli, banues në fshatin Shalë të Konispolit akuzohet se më 12 shtator u kap teksa i vinte zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Haliqe”.

Të njëjtat burime thanë se zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve me inicialet A.Sh., dhe B.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb