Doja Cat i la pak vend imagjinatës ndërsa mbërriti në festën e Michael Rubin Fanatics Super Bowl LVI në lagjen Culver City të Los Angeles të shtunën.
Krijuesja 26-vjeçare e hiteve ishte një nga kryesueset e natës, së bashku me Megan Thee Stallion dhe Lil Baby. Ajo para se të dilte në skenë u pa duke pozuar për një set fotografish në tapetin e kuq të eventit.
Këngëtarja, e lindur me emrin Amala Ratna Zandile Dlamini, është shfaqur me të brendshme të zeza duke mbuluar pjesën e poshtme të këmbëve me gete dhe me rrjete.
Performuesja e hitit “Say So” zgjodhi çizme lëkure me taka të larta gjatë performancës në event, ajo gjithashtu mbajti një shall me pupla me vete, teksa performonte hitet e saj për të pranishmit e ngjarjes.
Doja Cat e pajisur me një palë syze dielli të zeza, vathë, si dhe një gjerdan të vetëm, flokët e saj ishin prerë shkurt dhe stiluar mahnitshëm në festën e mbushur me yje.