Këngëtarja Doja Cat mahniti në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022” të dielën, me një fustan trasparent Versace, së bashku me një aksesor të spikatur, një çantë xhami nga Coperni, të mbushur vetëm me karamele.
Këngëtarja e hitit “Say So”, u shfaq si një sirenë me fustanin ngjyrë të kaltër të hapur, mbuluar me kristale Swarovski.
Gjithashtu Doja mbante diamante me vlerë prej më shumë se 907 mijë euro, duke përfshirë një gjerdan, vathë dhe byzylyk nga Samer Halimeh, vetëm gjerdani i saj kishte vlerë rreth 509 mijë euro.