Artistja e njohur, Doja Cat, ka mohuar se është fejuar me yllin e njohur, Joseph Quinn.

28 vjeçja ka nxitur spekulimet rreth fejesës pasi ishte shfaqur duke mbajtur një unazë të madhe, ndërkohë që po performonte ne festivalin “IHeartRadio” në Las Vegas.

Sidoqoftë, Doja i hodhi poshtë thashethemet se është fejuar me një postim në rrjetin social X.

“Nuk jam fejuar është thjeshtë një unazë e disenjatorit të stolive David Yurman pa gurë të çmuar”, ka shkruar Doja në postimin tashmë të fshirë.

Çifti së fundmi janë parë bashkë në Londër të Britanisë.

“Ata dukeshin sikur ishin çift”, pati thënë një dëshmitar për gazetën The Sun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: