Në emisionin “Open” në News24, shkrimtari dhe politikani i njohur Namik Dokle, ka rrëfyer takimin e parë me Ismail Kadarenë, kolosin e letrave shqipe, që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Dokle rrëfeu se takimin e parë e ka zhvilluar në ish-Uzinën e Autotraktorëve ku ai si gazetar kishte shkuar për të bërë një shkrim.

“Ismaili është njeri që të impresion së pari me ato që shkruan, është një Botë më vete. Të impresiononte edhe me takimet e tij.

Në vitet e fundit ishte i interesuar për situatën në Kosovë. Në konferencën e Rambujesë kishte një rol krucial, që solli atë zgjidhjen që sot kemi këtë Kosovë që është”, tha Dokle.

Në vijim ai u shpreh se rinia e atëhershme e përthithi Ismailin menjëherë, në atë kohë ishte ajo fryma novatore.

“Ismaili ka qenë një nga elementët frymëzues të përparimit të Shqipërisë”, tha Dokle.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb