Kandidati i PS në Vlorë, Ardit Bido, përmes një video në rrjetet sociale, ka ironizuar Sali Berishën nëse do të kishte një luftë hipotetike mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Postimi i Ardit Bidos

“Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

Kujdes mos ngatërron anën…

Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore po flet hapur.

Në një luftë hipotetike mes Shqipërisë dhe Greqisë, që ne s’do ta lejonim kurrë, por që do t’i shkonte për shtat ndonjë dëshire të vjetër të nacionalizmit grek, nuk e dinë me kë janë.

Këtë e tha zëri që flet kur ti hesht, Fredi Beleri.

Doktor, do ta kthesh një përgjigje

Apo ende po e mendon nëse je me Shqipërinë apo me Greqinë?

Je doktor… por as stetoskopi nuk të ndihmon më të ndiesh pulsin e këtij populli.

Ne e bërtasim: me Shqipërinë gjithmonë! 🇦🇱

Pa aleatë të dyfishtë.

Aleanca që ke ndërtuar është aq “kombëtare”, sa nuk dihet nëse flamurin tonë do ta valëvisni me krenari apo do ta përdorni për t’u mbështjellë në ditët me erë. 🌪️

Mirupafshim, doktor!

E mos harro të zgjedhësh anën.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb