Një mjek 42-vjeçar në Indi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Santosh Pol është pagëzuar në media si “doktor vdekja”, pasi akuzohet për gjashtë vrasje të kryera nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Viktima e tij e fundit ishte një grua 47-vjeçare, asistente sociale, të cilën ai ke vrarë dhe e ka varrosur në kopshtin e shtëpisë së tij.
E mënyra e vrasjes duket të ketë qenë e njëjta, në të gjashtë rastet.

Doktori u injektonte viktimave të tij një lloj qetësuesi muskulor që përdoret në rastet e anestezisë.

Policia ka zbuluar se doktori kishte një bashkëpunëtore në vrasjen e fundit.
Sipas hetuesve, infermierja Joyti Mandre, ka pranuar se i ka dhënë qetësuesin doktorit, i cili më pas ka kryer injeksionin vrasës.
Hetimet vazhdojnë edhe më tej dhe pritet të zbulojnë arsyen se pse ai kishte vendosur të shndërrohej në një vrasës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb