TIRANË

“BalkanWeb” siguron dokumentin e vlerësimit të anëtares së dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, znj. Marsida Xhaferllari për Gjykatën Kushtetuese nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


Ajo që bie në sy në sistemin e pikëzimit të vlerësimit të Xhaferllarit janë vlerësimet me zero pikë nga kreu i KED Ardian Dvorani dhe anëtarja e KED, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në pikën e ‘meritave morale’. Xhaferllari është vlerësuar me zero pikë nga 18 maksimalet për ‘integritetin etik e moral’ dhe me zero pikë për ‘reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve’ nga 10 të mundshmet si nga Dvorani ashtu dhe nga Marku. Por anëtarët e tjerë të KED e kanë vlerësuar ndryshe Xhaferllarin.


Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se pikërisht ky vlerësim me zero pikë ka bërë që znj. Xhaferllari të renditet e katërta në listën e kandidatëve të KED për Gjykatën Kushtetuese.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Xhaferllari u betua dje para Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe me dorën mbi Kushtetutë si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Por nga ana tjetër Kuvendi ka zgjedhur Arta Vorpsin, të renditur të parën nga KED, e cila u betua tek një notere.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb