Nëse Nante do të kishte pyetur Emiliano Sala përpara se ta shiste te Cardiff, atëherë vdekja tragjike e futbollistit do të ishte evituar. E përmbledhur në pak fjalë është ky zbulimi i radhës në lidhje me dramën që tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm në fillim të këtij viti, kur sulmuesi argjentinas humbi jetën pas një aksidenti ajror në ngushticën e Le Mans.

Telemmglpict000187305764 Trans++oqmi6ccyewxi2sdtpw01m4uigbameluveohuq2qb4gi
Telemmglpict000187305764 Trans++oqmi6ccyewxi2sdtpw01m4uigbameluveohuq2qb4gi

Është prestigjozja franceze “L’Equipe”, që në një dokumentar të gjatë zbardh të tjera detaje drithëruese të kësaj çështje. Gazeta publikon një bisedë zanore në “WhatsApp” mes Sala dhe një miku të tij, e regjistruar në datën 6 janar, pak ditë përpara aksidentit tragjik.

Në të bëhet qartë e ditur se sulmuesi nuk donte të largohej nga Nante dhe aq më tepër te skuadra uellsiane që luftonte për mbijetesën në Premier League. “Duan të më shesin. Sot ka ardhur oferta e Cardiff. Kanë negociuar për të fituar sa më shumë dhe duan të largohem me çdo kusht. Është e vërtetë që më ofrojnë një kontratë të mirë, por në nivelin e projktit sportive nuk është interesante për mua”, dëgjohet Sala, teksa i ankohet mikut të tij.

Noticia 1558584913 Emiliano Sala Cardiff City
Noticia 1558584913 Emiliano Sala Cardiff City

Por më shumë se kaq. Nga biseda e sulmuesit argjentinas del një detaj, që ka shpërthyer shumë polemika dhe ka ndezur një protestë të ashpër të tifozëve të Nante kundër pronarëve të klubit. Kjo, pasi Sala nxjerr emrin e Frank Kita, drejtorin sportiv dhe në të njëjtën kohë I biri i presidentit të skuadrës franceze. “Nuk dua të flas personalisht me Kita. Nuk më pëlqen si njeri. I ofruan më shumë para dhe do të më shesë. As që më pyeti. Askujt nuk i intereson se çfarë dua unë. I interesojnë vetëm paratë”, dëgjohet në dokumentin audio të publikuar nga “L’Equipe”, që jep të tjera detaje dhe zbardh të tjera të panjohura në lidhje me transferimin që më pas u kthye në një dramë të vërtetë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb