Gazetari Jul Kasapi në studion e emisionit “Open” në News24, duke komentuar dokumentarin e transmetuar te RAI3, tha se akuzat e Arben Ahmetajt janë të rënda.

Kasapi tha se nuk ëhstë hera e parë që dikush flet pasi largohet nga posti, ndaj nuk ka asnjë kuptim ajo që thuhet sepse ai foli tani dhe nuk foli më përpara.

“Të gjitha akuzat për krimin e organizuar, përgjimeve, bisedat në SKY që na tregojnë për lidhje të krimit me policinë e me politikën, përfshi edhe këto që ka ngritur Ahmetaj, janë çështjes që duhet të hetohen nga SPAK.

Keni dëgjuar më të kapet kokainë në portin e Durrësit? Po kokaina vjen në Shqipëri dhe nuk kapet. Mendoj se gjëja më pozitive në këtë histori është fakti se reagohet kur çështjet ngrihen nga media, sikundër po ndodh tani me dokumentarin e RAI3”, tha Kasapi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: