“Netflix” ka publikuar trailerin për sezonin e tretë të dokumentarit të njohur “I Am Georgina”, i cili i referohet një jete të re të modeles. Ndryshime të mëdha në jetën e Georgina Rodríguez dhe familjes së saj, duke përfshirë transferimin në Arabinë Saudite.

Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se familja e saj tani jeton në Arabinë Saudite, ku Ronaldo ka nënshkruar me klubin e futbollit Al Nassr. Në një deklaratë, Rodríguez shpjegonJeta më ka shtyrë të ndryshoj vendet përsëri. Familja ime dhe unë tani jetojmë në Arabinë Saudite dhe një klub i ri futbolli na ka mirëpritur me shumë dashuri.

Sezoni i ri do të pasqyrojë jo vetëm jetën e re të familjes në një kulturë dhe ambient të ri, por gjithashtu do të përfshijë ngjarje të rëndësishme nga bota e sportit dhe modës. Georgina ka marrë pjesë në disa nga eventet më të njohura të modës, përfshirë sfilatën e Vetements në Javën e Modës në Paris disa muaj më parë.

Data e publikimit të sezonit të tretë është 18 shtator 2024 në “Netflix”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb