Dokumentet e divorcit të nënshkruara nga Elvis Presley dhe ish-bashkëshortja e tij Priscilla janë shitur në ankand për 20,000 paund.

Letrat përfshijnë detajet e divorcit të çiftit, i cili u martua në vitin 1967 dhe filloi të jetonte larg njëri-tjetrit në vitin 1972.

Çifti u shkurorëzua më 15 gusht të vitit 1972, ndërsa në dokumentet e divorcit, Elvisi kishte nënshkruar se ia linte ish-gruas Mercedesin, motoçikletën Harley Davidson dhe 100 mijë dollarë.

Po ashtu, ajo do të merrte edhe gjysmën e tri rezidencave në Beverly Hills, Los Angeles dhe Palm Springs.
12 letrat u shitën nga një ofertues me telefon nga SHBA.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb